🎓🌟 Urime maturantëve të gjeneratës së klasës së nëntë! 🌟🎓 Me krenari dhe respekt ndaj punës, përkushtimit dhe rezultateve të arritura, shpallim nxënësit e gjeneratës për vitin shkollor: 🏅 Alldin Halili – në paralelet në gjuhën shqipe 🏅 Ejlem Karimanoska – në paralelet në gjuhën maqedonase 🏅 Jovan Zafiroski – në shkollën periferike në Borovec Ju përgëzojmë për suksesin e arritur dhe ju dëshirojmë shumë fat, shëndet dhe suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm arsimor. Le të jenë dituria, përkushtimi dhe ëndrrat tuaja udhërrëfyes drejt arritjeve edhe më të mëdha. 👏 Urime nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që kontribuan në këtë sukses!
